Brenda pak muajsh vdesin dy vëllezërit Hoti nga Ratkoci në aksident trafiku, Latifi ngushëllon familjen

08 dhjetor 2023 | 18:23

Në një aksident komunikacioni në Itali ka vdekur 22 vjeçari Altin Hoti nga Ratkoci i Rahovecit.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi ka bërë të ditur se përpos Altinit edhe vëllai i tij muaj më parë ka vdek në aksident komunikacioni.

Ngushëllimi i Latifit:

I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Itali e të riut 22 vjeçar, Altin Hamëz Hoti nga Ratkoci.

Edhe më tragjik e bën fakti që muaj më parë, poashtu në aksident komunikacioni, vdiq edhe vëllai i tij 18 vjeçar, Admiri!

Viktima të aksidentit kanë qenë edhe dy të rinj tjerë, njëri shqiptar dhe tjetra italiane.

Ngushëllimet më të sinqerta Hamzës dhe familjes Hoti!

Ngushëlime familjes Gjeci nga Shqipëria dhe Di Tillio nga Italia!

Altini, Egli dhe Giulia pushofshin në paqe!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të premten Indeksin…