Brestovci: Fatmir Limaj kandidat i denjë për president

11 dhjetor 2020 | 17:57

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe zyrtari i Nismës, Bekim Brestovci,  ka thënë që Fatmir Limaj është person i denjët për president

Megjithatë, sipas tij do të kishte qenë mirë nëse partnerët e koalicionit do të arrinin marrëveshje për një kandidat konsensual për këtë pozitë.

“Nisma natyrisht që e ka pozicionimin e vet dhe gjithmonë do të kontribuoj që problemet të zgjidhen me urti dhe me maturi politike. Natyrisht që e ka dëshmuar gjithherë që ka qenë për unitet dhe në dobi të vendit. Z. Fatmir Limaj është një kandidat shumë i denjë për president të vendit por mendoj që partitë e koalicionit duhet të mblidhen dhe të diskutojmë rreth një kandidati konsensual për president”, ka thënë ai në “Frontal” të “T7”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane në konferencë për media…