Britana ndërton “spitalit” gjigant COVID-19 (Foto)

29 mars 2020 | 10:47

Fotot nga brenda ExCeL Centre tregojnë punën që po bëhet në Londër për të shndërruar qendrën e ekspozitave në një spital për pacientët me koronavirus.

Në këtë hapësirë do të futen mijëra shtretër për ata që vuajnë nga COVID-19, të kompletuar me oksigjen, ventilatorë dhe pajisje të tjera që duhen për luftën ndaj virusit vdekjeprurës.

Mendohet se në këtë qendër do të jenë të disponueshme 4000 shtretër. Në total, në Britaninë e Madhe janë gati 33 000 shtretër për pacientët me COVID-19.

Në Londër ka rreth 4000 persona të infektuar me koronavirus, ndërkohë që janë shënuar 180 viktima. Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan paralajmëroi dje se situata do të përkeqësohet.

“Do të bëhet më keq në javët e ardhshme, por ne do të bëjmë çfarë të mundemi për ta përballuar situatën. Piku do të vijë shumë shpejt, pas 3 ose 5 javësh”, theksoi Khan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fëmijë më pak se një vjeç është viktima më…