Britani e Madhe: Afër 80 për qind e atyre që dalin pozitiv nuk kanë fare simptoma

07 korrik 2020 | 15:42

Vetëm 22 për qind e njerëzve që kanë dalë pozitivë me koronavirus kanë të shfaqura simptoma në ditën që kryhet testimi.

Kështu ka njoftuar Zyra Kombëtare e Statistikave në Britani të Madhe, raporton “BBC”.

Kjo tregon rëndësinë e “transmetimit asimptomatik”, përhapjen e virusit nga njerëz që nuk janë të vetëdijshëm se nuk po e bartin atë.

Stafi shëndetësor dhe kujdesit social duket se janë më të prirë për të dalë pozitivë.

Numri i vdekjeve në Britani të Madhe ka shënuar rënie në mesatare për të dytën javë me radhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka…