Ademi: Berisha u bë shembull për lojtarët e tjerë (Video)

07 korrik 2020 | 15:33

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot futbollistin e Përfaqësues, Valon Berisha, i cili këto ditë ndodhet në vendlindje për pushime.

Në këtë takim krahas kryetarit Ademi ishin edhe anëtari i KE-së, Xhelal Broja, sekretari i Përgjithshëm Eroll Salihu dhe drejtuesit e grupit të tifozëve “Dardanët”.

“Kryetari Ademi i shprehu edhe njëherë mirënjohje Valonit që ishte lojtari i parë që zgjodhi Kosovën, duke e braktisur një kombëtare të madhe, teksa hyri në histori si lojtari i parë që shënoi gol për Kosovën në kualifikime. Ademi theksoi se Valon Berisha u bë kësisoj shembull për t’u ndjekur nga lojtarët e tjerë. Në anën tjetër, Valoni u shpreh i nderuar që sërish ndodhet në Kosovë, teksa falënderoi presidentin Ademi dhe tërë stafin e FFK-së për kushtet shumë të mira që kanë krijuar për ekipin kombëtar, si dhe për mbështetjen e madhe që gëzojnë nga i tërë populli, me shpresë dhe optimizëm se një ditë tërë këtë do t’ua shpaguajnë me kualifikim në Evropian apo Botëror”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës ka rekomanduar qytetarët e saj…