Danimarka e konsideron Kosovën vend me rrezik të lartë nga Covid-19

07 korrik 2020 | 15:33

Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës ka rekomanduar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë drejtë Kosovës deri më 31 gusht 2020.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë ka bërë me dije se Kosova nga autoritet daneze kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19.

“Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës paralajmëron edhe me tej se nuk rekomandohen udhëtimet në Kosovë deri me 31 gusht 2020. Kosova nga autoritet daneze kategorizohet si rajon me rrezikshmëri për përhapje të pandemisë Covid-19, me ç’rast vlejnë rregullat që pas kthimit në Danimarkë qytetarët duhen të vetizolohen 14 ditë, apo të kenë dëshminë që rezulton negativ nga Covid-19, jo më i vjetër se 4 ditë. Kalimi transit lejohet në Danimarkë”, ka njoftuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë.

Njoftim!Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës paralajmëron edhe me tej se nuk rekomandohen udhëtimet në Kosovë deri me…

Publiée par Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë sur Mardi 7 juillet 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Quique Setien është i bindur se skuadra…