Setien: Barça mund ta fitojë La Ligën

07 korrik 2020 | 15:23

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien është i bindur se skuadra e tij mund të shpallet kampione e La Ligës këtë sezon, përkundër epërsisë që e ka krijuar Real Madridi në krye të tabelës.

“Natyrisht që mund ta fitojmë La Ligën. Realiteti dhe matematika e dëshmon këtë. Nuk është e lehtë, por t’i duhet të shpresosh dhe të presësh deri në ditën e fundit”, ka thënë Setien.

“Ne duhet të mendojmë për vete dhe ta fitojmë çdo ndeshje. Vetëm kjo është një hap përpara. Gjithçka që ne bëjmë do të jetë e vlefshme edhe për garën e ardhshme, Ligën e Kampionëve”, ka shtuar Setien.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i infrastrukturës, Arban Abrashi, ka vizituar sot Ndërmarrjen Publike…