Britania e Madhe dëbon 23 diplomatë rusë
14 mars 2018
| 15:03
Britania e Madhe do t’i dëbojë 23 diplomatë rusë pasi Moska ka refuzuar të shpjegojë se si një agjent nervash rus është përdorur për ish-spiunin Sergei Skripal në Salisbury.
Kryeministrja britanike, Theresa May Theresa, ka thënë se diplomatët të cilët kanë një javë kohë për t’u larguar janë identifikuar si “oficerë të padeklaruar të inteligjencës”.
Rusia ka mohuar përfshirjen në tentim-vrasjen e ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Julia.