‘Britania e Madhe do të jetë më e varfër pas Brexitit’

28 nëntor 2018 | 16:27

Britania e Madhe do të jetë më e varfër ekonomikisht pas daljes nga Bashkimi Evropian, apo Brexit-it,ka thënë Thesari britanik.

Sipas shifrave të tij, ekonomia britanike mund të dobësohet për 3.9 për qind pas 15 vjetësh.

Kjo, nëse Britania del nga BE-ja në bazë të planit aktual të kryeministres britanike, Theresa May. Nëse nuk ka marrëveshje për Brexit, ekonomia mund të dobësohet për 9.3 për qind, ka paralajmëruar Thesari.

Britania duhet të dalë nga Bashkimi Evropian deri më 29 mars të vitit të ardhshëm.

Britanikët e kanë marrë vendimin për Brexit në një referendum në vitin 2016.

Me planin e kryeministres May, Britania do të mund të negociojë marrëveshje tregtare gjatë periudhës së tranzicionit, pas 29 marsit, porse nuk do të jetë në gjendje t’i zbatojë ato derisa të përfundojë periudha e tranzicionit prej 21 muajsh.

Parlamenti britanik do të votojë për planin e kryeministres May më 11 dhjetor.

May ka thënë se plani i saj, i cili është miratuar nga Bashkimi Evropian, është opsioni i vetëm, por ai kundërshtohet edhe nga ligjvënësit e partisë së saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të…