Britania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

13 maj 2022 | 22:32

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i ka uruar sukses Kosovës në aplikimin e saj në Këshillin Evropian.

Abbot, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, aplikimin e Kosovës e ka cilësuar si një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë së saj për të mbështetur vlerat kyçe evropiane dhe për të çuar më tej integrimin e saj ndërkombëtar.

“Dëshira e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës është sinjal i mirëpritur i përkushtimit të saj ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj. Gjithashtu është një shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë së saj për të mbështetur vlerat kyçe evropiane dhe për të çuar më tej integrimin ndërkombëtar Kosovës i uroj suksese!”, ka shkruar ambasadori britanik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thumbat mes Pep Guardiolës dhe Patrice Evra nuk kanë përfunduar,…