Guardiola thumbon sërish Evran: Nuk e pashë personalitetin kur i poshtëruam

13 maj 2022 | 22:30

Thumbat mes Pep Guardiolës dhe Patrice Evra nuk kanë përfunduar, me teknikun katalanas që e ka të vështirë të kapërdijë deklaratën e ish-lojtarit të Manchester United, i cili ishte shprehur se trajneri i Manchester Cityt nuk dëshiron lojtarë me personalitet.

Në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Ëest Ham tekniku spanjoll i dha edhe përgjigjen e tij Patrice Evra ku nuk i kurseu deklaratat polemizuese.

“Nuk kemi personalitet sepse pësuam dy gola në një minutë, ndërsa krijuam shumë raste të tjera për të shënuar? Më vjen keq, por nuk jam aspak dakord.

Karakteri dhe personaliteti që kishim në humbjen në Madrid ka qenë i njëjtë me atë që kemi pasur edhe në vitet e fundit. Ish-futbollistë si Evra, Berbatov e Seedorf nuk kanë qenë aty”.

Më pas Guardiola shtoi: “Kam luajtur përballë tyre dhe nuk e kam parë të gjithë këtë personalitet që po flasin kur në shkatërruam Manchester Unitedin në finalen e Champions Leauge”, tha ndër të tjera trajneri aktual i “Qytetarëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish kryeministri Ramush…