Britania ofron viza pune për të diplomuarit

31 maj 23:37

Sipas skemës së shpallur, të diplomuarit me diplomë bachelor ose master nga 50 universitetet më të mira jashtë vendit mund të aplikojnë për një vizë pune dyvjeçare dhe do lejohen të sjellin me vete anëtarët e familjes.

Britania do të ofrojë viza pune për të diplomuarit nga universitetet më të mira në botë, në një zgjerim të sistemit të saj të imigracionit pas Brexit, i cili është krijuar për të tërhequr punëtorët “më të mirë dhe më të zgjuar”.

Pas daljes nga BE-ja, Britania ka futur një sistem imigrimi të bazuar në pikë që rendit aplikantët që nga kualifikimet deri tek aftësitë e tyre gjuhësore në varësi të llojit të punës që u ofrohet, raporton Reuters.

Ata që marrin doktoraturë mund të aplikojnë për vizë trevjeçare.

Qeveria ka deklaruar se aplikantët e suksesshëm do të jenë në gjendje të marrin viza punësimi afatgjatë.

Ministri i Financave, Rishi Sunak, tha se kjo do t’i mundësonte Britanisë të kthehet në një qendër ndërkombëtare për inovacionin, kreativitetin dhe sipërmarrjen.

“Ne duam që bizneset e së nesërmes të ndërtohen këtu sot, prandaj u bëj thirrje studentëve të përfitojnë nga kjo mundësi e jashtëzakonshme për të krijuar karrierën e tyre këtu”, tha Sunak.

Sipas skemës së re, aplikantëve duhet të kenë marrë diplomat jo më shumë se pesë vite përpara datës së aplikimit.

Universitetet e kualifikuara duhet të paraqiten në 50 renditjet më të mira të të paktën tre prej tyre renditen si: renditja e universiteteve botërore të Times Higher Education, Renditja Akademike e Universiteteve Botërore dhe renditja e universiteteve botërore Quacquarelli Symonds.

Lista më e fundit e universiteteve të pranueshme nga viti 2021, e publikuar nga qeveria e Britanisë, përfshin një numër shumë të lartë të universiteteve amerikane, si dhe institucionet në Kanada, Japoni, Gjermani, Kinë, Singapor, Francë dhe Suedi.

Qeveria deklaroi se kandidatët duhet të kalojnë një kontroll sigurie dhe kriminaliteti, të jenë në gjendje të flasin, lexojnë, dëgjojnë dhe shkruajnë anglisht në nivelin mesatar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka takuar të martën në…