Britaniku i UÇK-së : Veterani i vërtetë ka dhimbje ende nga plagët e luftës

20 gusht 2018 | 23:05

Britaniku i UÇK-së, Jon Harrison ka reaguar ndaj debatit të fundit rreth listës së veteranëve.

Ai në një postim në profilin e vet në “Facebook”, ka thënë se veteranit të vërtetë kur bjen shi, i kujtohen ditët në frontin e luftës me shi dhe se veterani i vërtetë ende i ndjen plagët e luftës.

Postimi i plotë i tij:

Veteran i Qeverisë
Ti kurrë ski me qenë Veteran , 180€ e një kartelë kurrë nuk kan me të bo veteran.
Ti nuk e din cka është me qenë veteran. Veterani i vërtetë kur bjen shi i kujtohen ditët në frontin e luftës me shi, kur bjen bore i kujtohen netët në istikamet , kur është nxehtë i kujtohen ditet e nxehta në frontet e luftës
Veterani i vërtetë kur e sheh bukën i kujtohen ditët e javët pa bukë në frontet e luftës.
Veterani i vërtetë kur dëgjon natën ndonjë krismë i del gjumi menjëherë dhe e kapin ankthet e luftës, e i kujtohen granatimet e gjata e netët pa gjumë. Veterani i vërtetë ka ankthe , kalon net pa gjumë , hec rrugve e mendjen e ka tek lufta.
Veterani i vërtetë ka dhimbje ende nga plagët e luftës.
Por veterani i vërtetë gjithmonë është dikush që e ndalë në rrugë e kujton dhe e falenderon .
Ti merre at benefecion që nuk të takon por kurrë nuk do të jesh veteran. Ti veteran i rrejshëm kurrë nuk ke me mujt mem shiqu në sy. Gjithmonë ki mu skuq para meje .
Tash mos ma bo like veteran i rrejshëm po me ditë 24 shko merri paret para Bankomatit.

Ajo se cfare Qeveria po harron eshte kjo:
Po mos te ishim ne ne lloq, ne shi dhe ne diell,
Keta te ashtuquajtun politikan do te ishin askushi,
Keta te ashtuquajtun qeveritare do te ishin askund,
Keta te ashtuquajtun lider do te ishin asgje.
Dhe keshtu eshte si na trajtojne neve, Kosovaret e ndershem dhe te huajte e dedikuar te cilet i dhane ketyre kete pozite.
Kete pozite keta e abuzojne duke i mbushur xhepat me parate tona.
Zoti e ruajte Kosoven, sepse keta ne fuqi nuk do ta bejne.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
'MTV VMA' është njëra ndër ngjarjet më të mëdha të…