Broja dhe Uzuni: Ndaj Izraelit luajmë vetëm për fitore

08 qershor 2022 | 18:20

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është rikthyer dhe ka nisur menjëherë përgatitjet stërvitore për sfidën e radhës ndaj Izraelit.

Armando Broja dhe Myrto Uzuni, dy sulmuesit kuqezi që nuk kanë qenë në ndeshjen në udhëtim ndaj Islandës, kurse kanë folur të mërkurën në konferencën për medie për këtë sfidë të dytë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, që do të luhet më 10 qershor në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Broja, i cili i është bashkuar kombëtares në stërvitjen e djeshme, konfirmoi gjendjen e mirë dhe është rikuperuar për sfidën e radhës të Shqipërisë ndaj Izraelit. Sulmuesi kuqezi u shpreh se skuadra kuqezi mund të bëjë më shumë, ndërsa dha edhe një mesazh për tifozët kuqezi.

“Fizikisht jam mirë. Kam pasur Covid në përfundim të sezonit me Southamptonin, por tanimë jam rikuperuar. Kam bërë stërvitje të personalizuar në Angli këto ditë dhe jam mirë. Pardje erdha, bëra stërvitje me ekipin dhe jam mirë. Kundër Izraelit do të jetë edhe më e vështirë, por unë mendoj se do ta bëjmë maksimumin dhe uroj të marrim 3 pikë”, ka thënë Broja. “Falënderoj tifozët për mbështetjen dhe uroj t’ju shoh të gjithëve në ‘Air Albania’ kundër Izraelit”, ka shtuar Broja.

Ndërkaq Myrto Uzuni u shpreh se i vetmi objektiv për këtë përballje është fitorja dhe tri pikët, ndërsa vlerësoi edhe ekipin izraelit. Presionin e ndiejmë gjithmonë, pasi nëse nuk ka presion, loja nuk bëhet e bukur. Luajmë në shtëpi, ndaj Izraelit, një ekip që mendoj se është më lart se Islanda, por nëse jemi të bashkuar dhe japim maksimumin, fitorja është e vetmja rrugë për të shkuar drejt objektivit tonë. Kur luan futboll, gjithmonë shanset janë të mëdha. Kemi ekip me kualitet, të gjithë lojtarët luajnë në ekipe shumë të mira. E rëndësishme është fitorja. Ky është objektivi ynë kryesor. E pamë ndeshjen ndaj Islandës. Për mua ishte emocion ta shihja ndeshjen nga televizori sa isha atje. Tani grupi u plotësua i gjithi, përveç mungesës së Roshit, që ndihet pasi ka qenë gjithmonë aty për ekipin. Por tani mendojmë vetëm për fitore, as barazim, as humbje. Do të hyjmë në fushë me këtë ide”, ka deklaruar Uzuni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-çiklisti amerikan Greg Lemond, tri herë fitues i Turit të…