Fituesi i Turit të Francës bën rrëfimin prekës: Jam i sëmurë me leukemi

08 qershor 2022 | 17:40

Ish-çiklisti amerikan Greg Lemond, tri herë fitues i Turit të Francës (1986, 1989 e 1990) dhe dy herë kampion bote (1983 e 1989), ka rrëfyer se është i sëmurë me leukemi. “Më diagnostikuan me një leukemi kronike mieloide. Për fat të mirë, është një lloj kanceri që mund të kurohet si dhe një lloj leukemie jo e rrezikshme për jetën”, ka thënë Lemond.

60-vjeçari është një nga ikonat e këtij sporti. “Javët e fundit kisha ndier një lloj lodhje dhe ato me çuan të bëj disa analiza dhe një kontroll, ku përfshiheshin edhe ato të gjakut. Pas disa analizash dhe një biopsie, që u mbyll javën e kaluar, mora rezultatet formale. Mjekët më kanë këshilluar një protokoll kimioterapie, që do të nisë këtë javë”, ka deklaruar Lemond.

“Askush nuk ka dëshirë të dëgjojë këtë fjalë, por tani që di gjithçka dhe do të kurohem ndihem më mirë. Jam bashkë me mjekët dhe pas disa javësh do të ndihem më mirë. Kjo është një prognozë afatgjatë dhe shumë e favorshme për mua”, u shpreh Greg Lemond, që do ta ndjekë këtë edicion të Turit të Francës (1-24 korrik) nga shtëpia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra nënkampione e Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit, do…