Broja: Nuk kemi frikë nga Spanja, kërkojmë fitore

24 mars 2022 | 15:01

Në prag të sfidës miqësore të Shqipërisë ndaj Spanjës në Barcelonë, e cila do të zhvillohet të shtunën, në konferencën e zakonshme përpara kësaj sfide është shfaqur sulmuesi i Southamptonit, Armando Broja, i cili analizoi gjendjen e ekipit kuqezi.

“Jemi gati fizikisht si ekip. E dimë që do të jetë e vështirë me Spanjën, jemi duke u stërvitur mirë dhe shpresojmë me fitore ndaj iberikëve. Ne futemi në fushë për të fituar ndeshjen. Kemi ekip të mirë dhe të fortë, nuk kemi frikë asnjë ekip. Miqësoret janë të mira për të marrë eksperiencë,shpresojmë fitojmë ndaj Spanjës. Kam luajtur kundër dy mbrojtësve të Spanjës dhe do të jetë një ndeshje e vështirë sepse ata janë mirë, por edhe nuk jemi pas kemi kualitet. Jam rritur më shumë si djalë, kam mësuar më shumë te Southamptonit. Duhet të vazhdoj kështu përpara për të luajtur për ekipin dhe për vete”, ka thënë Broja.

“Te Southamptoni ka qenë e vështirë, jam shumë i lumtur që jam këtu dhe me këmbë në tokë arrihet gjithçka. Duhet të fitojmë ndeshjen, kemi ekip të fortë dhe ne nuk kemi frikë. Duhet të luajmë me taktikat tona dhe miqësoret janë të mira për të marrë eksperiencë. E prisja dhe nuk e prisja që ta nisja kështu në Premier Ligë, besoja që do të ecte mirë sepse isha me këmbë në tokë. Ka ende dy muaj për të përfunduar sezoni dhe shpresojmë që të eci në këtë gjendje”, ka shtuar sulmuesi kuqezi. Në fund Broja ka folur edhe për të ardhmen, duke bërë me dije se është i fokusuar vetëm te Southamptoni, por për të ardhmen thotë se nuk e di se çfarë do të ndodhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e çuditshme ka shokuar tifozët e Fenerbaçes, pasi…