Vendim i papritur, Fenerbaçe përjashton Ozilin

24 mars 2022 | 14:51

Një ngjarje e çuditshme ka shokuar tifozët e Fenerbaçes, pasi klubi ka bërë të ditur që ka liruar nga skuadra mesfushorët Mesut Ozil dhe Osan Tufan. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi.

Është bërë me dije se 33-vjeçari Ozil nuk do të luajë më për pjesën e mbetur të sezonit.

“Lojtarët e skuadrës tonë Mesut Ozil dhe Ozan Tufan janë përjashtuar nga skuadra dhe ky vendim është zyrtarizuar për publikun”, thuhej në deklaratë. Akoma nuk është bërë e qartë arsyeja e këtij vendimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-komandanti…