“Epopeja e Dukagjinit”, Haradinaj: Çdo ditë e jetës së shqiptarëve, në shërbim të atdheut

24 mars 2022 | 14:40

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin qendror kushtuar 24-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”.

Me këtë rast, Haradinaj duke vlerësuar lartë veprën e dëshmorëve të renë në “Epopenë e Dukagjinit”, ka thënë se çdo ditë e jetës së shqiptarëve është e mbushur me heroizëm dhe atdhedashuri.

“Çdo ditë e jetës së shqiptarëve është e mbushur me kujtime për heroizmin, sakrificën kulmore në shërbim të atdheut dhe kombit. Sot, me 24 mars, nderojmë Gazmendin, Himën e Agronin, dhe të gjithë ata që përjetësisht mbesin frymëzimi më i madh i dashurisë për kombin. Po ashtu, kujtojmë 24 marsin kur nisi t’i jepej fund regjimit të egër të gjenocidit dhe spastrimit etnik.  Të rënëve dhe secilit që dha nga jeta e tij për Atdheun dhe lirinë, faleminderit.  Aleatëve tanë, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, faleminderit. Faleminderit përjetësisht!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Epopeja e Dukagjinit” është zhvilluar më 24 mars të vitit 1998, ndërsa intervenimi i NATO-s një vit më vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas katër ditëve stërvitje, Edy Reja duket se i ka…