Brooklyni merr kreun në Lindje  

23 nëntor 2021 | 12:45

Brooklyn ngjitet në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores me rezultat 117-112 në fushën e Cleveland. Ky është suksesi i 13-të në kampionat për Nets, ku për miqtë shkëlqeu Durant me 27 pikë.

Zbret në vendin e katërt në Lindje ekipi i Washington, që u mund me rezultat 109-103 nga Charlotte (Rozier 32 pikë).

Nuk zhgënjen skuadra kampione e Milwaukee, që mundi me rezultat 123-92 Orlando, takim ku diferencën për vendasit e bëri kolektiviteti (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë). Humbet ekipi i Utah Jazz, që zbret në vendin e tretë në Perëndim, duke u mundur në sekondat e fundit 119-118 nga Memphis (Morant 32 pikë). /telesport/

Rezultatet

Cleveland – Brooklyn               112-117
Washington – Charlotte            103-109
Atlanta – Oklahoma                  113-101
Boston – Houston                     108-90
Chicago – Indiana                     77-109
Milwaukee – Orlando               123-92
New Orleans – Minnesota         96-110
San Antonio – Phoenix            111-115
Utah Jazz – Memphis                118-119
Sacramento – Philadelphia        94-102

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kastravecat janë ndër dhuratat më të mrekullueshme të natyrës. Ky…