Brozoviq: Fatin e kualifikimit e kemi në duart tona

04 nëntor 2021 | 13:50

Skuadra e Interit ka arritur ta mposht Sherif Tiraspolin me rezultat 1-3 dhe me këtë fitore tani “Nerazzurët” ngjitet në pozitën e dytë në grupin D, me gjashtë pikë. Pas ndeshjes, Marselo Brozoviq është shprehur i lumtur me fitoren.

“E vetmja gjë që kishte rëndësi ishte fitorja, ne luajtëm shumë mirë, sulmuam dhe nuk lejuam asnjë kundërsulm. Tani ne e kemi në dorë fatin tonë për t’u kualifikuar. Në pushim trajneri na tha disa gjëra, ne duhej të lëviznim topin më shpejtë dhe më pas do të shënonim 100 për qind gol”, ka thënë Brozoviq.

Mesfushori arriti të shënonte një gol dhe u shpall në fund futbollisti i ndeshjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka ripërsëritur të…