BSPK-ja nesër në orën 13:00 proteston para qeverisë

19 maj 2022 | 11:54

Përfaqësuesit më të lartë të Federatave Sindikale, anëtare të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, kanë mbajtur takim më 4 prill nën kryesimin e kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykollit, ku njëzëri u pajtuan që më 20 maj të mbahet protesta e federatave dhe shoqatave sindikale.

“Këshilli organizativ, i caktuar në takimin e 4 prillit, do të përkujdeset për zhvillimin e qetë të protestës e cila do të nisë me marshin prej sheshit “Zahir Pajaziti” në orën 13:00, pastaj vazhdon drejt sheshit “Nëna Terezë” dhe vendtakimi do të jetë te sheshi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” ku para ndërtesës së Qeverisë, sindikalistët do të parashtrojnë sërish publikisht shqetësimet reale dhe kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës”, ka njoftuar BSPK-ja.

Kërkesat e federatave dhe shoqatave sindikale janë: 1. Vazhdimi i pagesës prej 100 euro për çdo muaj deri sa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave në të cilin ligj kërkohet të merren parasysh propozimet e Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së; 2. Fillimi i zbatimit të Ligji për sigurimin shëndetësor dhe 3. Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, Ligji Nr.04/L-131, sidomos të ndryshohet te Neni 8, Paragrafi 1 e nënparagrafët 1.2 dhe 1.3, që thirret në Ligjin e Sigurisë Pensionale të vitit 1983, pra sipas të cilit kërkohet që të ketë 15 vjet kontribut në skemat pensionale para 01.01.1999.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka bërë me dije se do…