Bubullima dhe shi, sot dhe në fundjavë

30 shtator 2022 | 08:42

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend sot dhe gjatë fundjavës.

Sot do të jetë më ngrohtë, por ka mundësi edhe për riga lokale shiu.

30.09 – Më ngrohtë, me vranësira dhe intervale me diell.  Mundësi për riga lokale shiu.

1.10 – Kryesisht me vranësira. Nga mesdita priten mundësi për të reshura shiu, vende-vende të shoqëruara edhe me bubullima.

2.10 – Kryesisht me diell.

3.10 – Vranësira në mëngjes, e gjatë ditës kryesisht me diell.

Temperaturat minimale zbresin në 12C e 13C, të dielën edhe në 8C.  Maksimalet luhaten ndërmjet 20C e 23C, por që deri të hënën zbresin në 18C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e jugperëndimi 2-9m/s, e nga e diela ndryshojnë drejtimin në veri-veriperëndim.

Shtypja atmosferike në rënie nën vlera normale ditën e nesërme, më pas gradualisht në rritje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë arrestuar tre persona në Gjilan pasi që kishin vjedhur…