Buffoni zbulon se kur do të pensionohet

03 mars 2021 | 12:19

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka zbuluar se mund të vazhdojë të luajë deri në vitin 2023, edhe pse nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që ta përfundojë karrierën e gjatë në fund të sezonit 2020/21, pra gjatë kësaj vere.

Buffoni u kthye në Juventus në vitin 2019, pas një viti në Paris Saint-Germain, dhe në dy vjetët e fundit ka qenë zëvendësues i portierit të parë të Juves, Wojciech Szczesny.

“Shikoni, në kokën time, vërtet ekziston një shenjë për ndalesën e fundit, maksimumi qershori i vitit 2023. Ai është maksimumi, vërtet, vërtet maksimumi. Por, mund të pensionohem pas katër muajve po ashtu”, ka thënë Buffon për Guardian.

Që prej emërimit të Andrea Pirlos në verë, Buffoni i ka bërë vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat për Juventusin këtë sezon.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të presidentit të Gjykatës Turke të Llogarive dhe…