Bugajski, Lajçakut: Beogradi dhe Moska po ju marrin për budallenj

26 shtator 2023 | 08:30

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, i ka reaguar të dërguarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, për dialogun Kosovë – Serbi, i cili në një postim në X kishte njoftuar lidhur me takimin që ka pasur me të dërguarin e ShBA-së, Gabriel Escobar dhe tre të tjerët nga Gjermania, Franca dhe Italia.

Lajçaku kishte shkruar se kishte pasur konsultime intensive dhe substanciale, gjersa theksoi se kanë biseduar edhe për hapat tjerë për zbatimin e marrëveshjes për normalizim e raporteve Kosovë-Serbi.

E lidhur me këtë ka reaguar njohësi i çështjeve të Ballkanit, Jonusz Bugajski i cili i kërkoi Lajçakut të ndalojnë këtë gjuhë të pakuptimtë dhe se askush nuk e beson më këtë fasadë.

“Ndaloni gjuhën e pakuptimtë dhe mendimet e dëshirueshme. Askush nuk e beson më këtë fasadë.

Beogradi dhe Moska po luajnë me juve si me budallenj. Kështu dëshironi të kujtoheni kur të ndizet lufta e ardhshme ballkanike?”, shkruan Bugajski.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot…