Buja: Vetëm prokurori e di se kush do të arrestohet

26 dhjetor 2017 | 22:10

Ish-komandanti i Zonës së Nerodimës Shukri Buja thotë se nuk e di nëse do të jetë i akuzuar i Gjykatës Speciale. Emri i tij, një ditë më parë doli në media si pjesë e grupit të parë të të akuzuarve nga kjo gjykatë që do të ndjekë pjesëtaret e UÇK-së, që pretendohet se kryen krime.

Ai bëri thirrje që publikuesit e listave të të akuzuarve t’i tregojnë burimin e tyre.

Emri i ish Komandantit të Zonës Operative të Nerodimës, Shukri Bujës është lakuar së fundi se mund të jetë njëri ndër të parët ish udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të ulët në bankën e të akuzuarit në Hagë.

Bashkë me të, ndër të parët, sipas mediave thuhet se do të jenë edhe ish-komandanti i UÇK-së, Azem Syla, Kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK’së Sokol Dobruna e Daut Haradinaj.

Sipas këtij shkrimi të bazuar në burime, Buja pritet të akuzohet për rolin e tij në disa krime gjatë dhe pas luftës, mes tyre është një sulm mbi një familje shqiptare në Godanc të Lipjanit.

Por, të gjitha këto i ka hedhur poshtë vetë Buja në një prononcim për “Gazetën Express”.

“Unë nuk po them që janë shpifje ose lojë politike, por po them që nëse ka informacione le t’i qesin, por jo të thirren në burime qysh po thirren. Pse i qesin këto informacione e din ata, nuk i di unë. Edhe tek e fundit pse i shqetëson familjet pa pasur asnjë informacion asnjë fakt”, ka thënë Buja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat…