Bujar Dugolli reagon pasi u shpall plagjiator: Vendimi është arbitrar dhe i ndikuar

22 qershor 15:48

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka njoftuar të mërkurën se Këshilli i Etikës në Universitetin e Prishtinës ka konstatuar se “punimi i paraqitur nga profesorët Dugolli dhe Kastrati ka përmbajtje të theksuar të plagjiaturës dhe si rrjedhojë i ka shkelur të gjitha standardet e ndershmërisë akademike dhe kredibilitetit në publikime shkencore”.

Pas kësaj, ka reaguar profesori universitar, Bujar Dugolli. Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se ORCA po e vazhdon fushatën e orkestruar për ta penguar në zhvillimin akademik dhe profesional.

Dugolli e ka kundërshtuar vendimin e Këshillit të Etikës, duke e cilësuar si “joprofesional, arbitrar, të ndikuar nga ORCA dhe rektori i UP-së .

“Përmes këtij reagimi dua të kundërshtojë vendimin e Këshillit të Etikës, të datës 16.06.2022, si vendim joprofesional, arbitrar, të ndikuar nga ‘ORCA’ dhe rektori i UP-së, të cilët për të realizuar interesat e tyre, për të mbajtur në kontroll UP-në, po vazhdojnë këtë fushatë, tash e një vit, duke shmangur fokusin nga zhvillimet e dëmshme për universitetin, nga aspekti menaxherial, deri të keqpërdorimet e rënda të detyrës dhe buxhetit të UP-së”, ka shkruar Dugolli.

Ai ka thënë se do t’i ndjekë të gjitha procedurat e apelimit dhe nuk do të ndalet në promovimin dhe mbrojtjen e Universitetit të Prishtinës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa diplomatë të vendeve të Bashkimit Evropian vazhdojnë të thonë…