Bujar Kukleci, zë i diasporës në listën e PDK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit

26 janar 2021 | 21:20

Dega e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) në Deçan në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ka vazhduar takimet e shtabit zgjedhor, duke përfshirë edhe kryetarët e nëndegëve, ku njëzëri u miratua agjenda elektorale për takimet nëpër nëndegë, që do të fillojnë nga data 27 janar, për të shpalosur platformën zgjedhore – Rimëkëmbje për ekonominë, shëndetësinë, frocimin e sundimit të ligjit, rendit publik dhe shëndetësinë.

Sipas njoftimit të degës së PDK-së në Deçan, shtabi zgjedhor u dakordua edhe për mobilizim të strukturave të degës. “Duke filluar nga Këshilli Drejtues, Gruaja Demokratike dhe Rinia që të fuqizojnë dhe mbështesin me votë kandidatin e vetëm të degës për deputet për zgjedhjet parlamentare, Bujar Kukleci, njëherit edhe kryetar i degës”.

“Bujar Kukleci, është kuadër i ofruar nga Partia Demokratike e Kosovë, si zë i diasporës në listën tonë zgjedhore, i shkolluar dhe edukuar në perëndim, aktivist i hershëm i çështjës kombëtare, njeri human dhe i dëshmuar për vendin me theks të veçantë për fshatin e tij, Isniqin, vyrtyte këto që e bënë PDK-në të ofrojë kandidaturën e tij si model të njeriut që ka ofruar profesionalizmin e tij për dhënien e kontributit personal e familjarë për #Rimëkëmbjen e vendit. I ngritur profesionalisht në fushën e ekonomisë, besojmë fuqishëm që kandidati ynë për deputet nga dega jonë z. Bujar Kukleci, i përgjigjet platformës zgjedhore për #Rimëkëmbje, duke e konsideruar njëkohësisht alternativën më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe diasporën shqipëtare”, theksohet në njoftimin e kësaj dege.

Dega e PDK-së në Deçan u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune dhe komunave tjera që më 14 shkurt t’ia japin besiminpër kryeministër Enver Hoxhaj dhe kandidatit për deputet Bujar Kukleci, i cili në listën e PDK-së mban numrin 83.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senati amerikan votoi të martën për të konfirmuar Antony Blinken…