“Bujqësia”, vendi i lojës dhe argëtimit

28 mars 2018 | 13:15

Qendra Sportive “Bujqësia” është shndërruar një vend ku qytetarët e Prishtinës mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre sportive dhe të argëtohen, përkatësisht në lojën e futbollit të vogël.

Në këtë fushë janë bërë investime të mëdha dhe tash kushtet për lojën më të dashur në botë janë edhe më të mira. Menaxheri i fushës “Bujqësia”, Ismet Ajvazi, ka thënë se në këtë fushë, përveç terminëve të shumta nga qytetarët, organizohen edhe gara nga institucionet, kompanitë e ndryshe si dhe shkollat e mesme të kryeqytetit.

“Kushtet janë përmirësuar dukshëm dhe të rinjtë tashme e kanë vendin e tyre që të zbavitën dhe të heqin stresin e përditshmërisë. Në këtë qendër sportive, përveç terminëve nga qytetarët, mbahen edhe gara nga kompanitë e ndryshe, institucionet komunale, nxënësit e shkollave të mesme në Prishtinë dhe nxënësit më nevoja të veçanta. Gjithashtu edhe nxënësit e shkollës së mesme ‘Abdyl Frashëri’ e mbajnë orën e Edukatës Fizike”, ka thënë Ajvazi. Terminët në këtë qendër sportive e cila gjendet në lagjen “Emshir” afër shkollës bujqësore, mund të bëhen në shtatë ditët e javës, në numrin kontaktues: 045-82-82-82.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zhvillimet e fundit në Kosovës që pasuan vizitën e paautorizuar…