Bullgaria fillon studimin për tregun e gazit

14 janar 2019 | 22:23

Kompania shtetërore e naftës në Azerbajxhan, “SOCAR”, ka filluar një studim të detajuar të fizibilitetit për pjesëmarrjen në tregun e shpërndarjes së gazit në Bullgari. Këtë e bëri të ditur drejtori i “SOCAR” ,  Murad Heydarov.

“Ne jemi duke studiuar konceptin e shpërndarjes së gazit si nga ana e qeverisë bullgare, ashtu edhe nga Komisioni Evropian. Përveç kësaj, pas apelit të kryeministrit bullgar, kompania jonë filloi të studiojë parakushtet teknike dhe komerciale për praninë tonë të mundshme në tregun bullgar të shpërndarjes së gazit. Ne jemi duke filluar një studim fizibiliteti të detajuar, të cilin planifikojmë ta përfundojmë deri në fund të tremujorit të dytë të vitit 2019”, u shpreh ai.

Sa i përket pjesëmarrjes së “SOCAR”,  Balkan në zgjerimin e magazinimit të gazit në Chiren të Bullgarisë, Heydarov tha se kompania kishte marrë pjesë në një tender për studimet sizmike 3D të ruajtjes së gazit. Tashmë tenderi ka përfunduar, transmeton “Alsat-M”.

Në vitin 2015, qeveria bullgare paraqiti një paketë të projekteve për bashkëpunimin energjetik me Azerbajxhanin. Në veçanti, palës së Azerbajxhanit iu ofrua për të marrë pjesë në ndërtimin e stacioneve, duke investuar në ndërtimin e depove të magazinimit të naftës dhe gazit dhe të rafinerive të naftës.

Bullgaria pret të marrë gazin azerbajxhan nëpërmjet IGB, një gazsjellësi që do të lidhet me TAP-in (Trans Adriatic Pipeline). IGB është një gazsjellës, i cili do të lejojë Bullgarinë të marrë gazin Azerbajxhan, në veçanti, gazin e prodhuar nga Shah Deniz 2 në Azerbajxhan. IGB pritet të lidhet me TAP nëpërmjet të cilit gazi nga fusha e Shah Denizit do të shpërndahet në tregjet europiane. Kapaciteti fillestar i IGB-së do të jetë 3 miliardë metra kub gaz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër në mesditë mbahet ceremonia e fillimit të punës së…