Bulliqi: Deri në 2009-n kemi menaxhuar me territorin e kontestuar me Malin e Zi

26 dhjetor 2017 | 12:16

Kryetari i Komisionit për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi, gjatë prezantimit të raportit për marrëveshjen e demarkacionit në Komisionin për Punë të Jashtme, ka treguar se kanë gjetur të dhëna se Kosova humb territor nga kjo marrëveshje.

Bulliqi ka thënë se në bazë të hulumtimeve që ka bërë në institucionet brenda e jashtë vendit, Kosova ka menaxhuar me pikat kufitare me Malin e Zi deri në vitin 2009.

“Shumë objekte infrastrukturore për periudha të tëra kohore ka menaxhuar Kosova, kemi shtruar, mirëmbajtur rrugën e kemi kontrolluar dhe kemi menaxhuar me atë territor deri në janar të vitit 2009”, ka theksuar Bulliqi.

Bulliqi ka theksuar se pas kësaj periudhe është kërkuar nga pala malazeze që të ndërpritet kontrolli i kësaj pjese.

Më tutje, ai ka kërkuar që deputetët të mos i bëjnë pyetje politike gjatë raportimit të tij në Komisionin për Punë të Jashtme. Por kjo kërkesë e tij është refuzuar nga kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tani edhe zyrtarisht dihet shuma sa kanë paguar kosovarët për…