ZRrE: 53 milionë euro paguan qytetarët për veriun

26 dhjetor 12:15

Tani edhe zyrtarisht dihet shuma sa kanë paguar kosovarët për rrymën e shpenzuar në veri të vendit. Sipas Arsim Janoves, anëtar i Bordit në ZRrE, bëhet fjalë për plot 53 milionë euro.

Kjo përfshin periudhën prej vitit 2011 e deri më tani. “Shifrat janë mesatare 8 milionë euro vjetore për pjesën veriore dhe sillet 4,5-5 për qind sepse ndryshon nga viti në vit varësisht prej furnizimit. Ky ishte vetëm një njoftim dhe ashtu e keni në rendin e ditës, mirëpo, ne kemi sjellë edhe raporte në të kaluarën të cilat janë të detajuara. Prej vitit 2011 deri tani janë paguar për veriun 53 milionë euro”, ka thënë Janova, shkruan Gazeta “Fjala”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, është shprehur i pakënaqur me…