Bulliqi dhe artistët llapjanë angazhohen t’i japin pamje më të bukur qytetit

25 janar 2021 | 13:57

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me një grup artistësh dhe studentësh të arteve vizuele ka vizituar disa zona të ndryshme në qytet, në mënyrë që të identifikohen objektet në të cilat duhet të intervenohet.

Me këtë rast, kryetari Bulliqi dhe ekipi artistëve, që udhëhiqej nga profesori i artit Faton Aliu, vizituan zonën përreth lumit Llap, hapësirat publike, objektet e banimit kolektiv dhe objekte të tjera publike në qytet, në mënyrë që të atyre tu jepet një pamje më e bukur.

Bulliqi ka thënë se ky grup do të gëzojë përkrahjen e plotë të komunës, në mënyrë që duke intervenuar në objekte dhe hapësira publike, qyteti i Podujevës, nëpër të cilin kalon lumi dhe ka parkun e bulevardin, të merr pamje sa më të bukur dhe joshëse për qytetarët llapjanë dhe vizitorët.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese mund të nxjerr aktvendim në rast se aktgjykimi…