Bulliqi: Kufiri Kosovë-Mal i Zi, s’ka marrë fund

08 nëntor 2019 | 20:37

Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komisionit Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit, ka thënë se çështja e definimit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka përfunduar.

Ai ka theksuar se pa u vendosur gurët në kufij dhe me pajtimin e të dyja palëve, nuk mund të quhet se ka përfundur demarkimi i kufirit më Malin e Zi. “Nuk mund të ketë vendosje të njëanshme të gurëve në kufij, kjo s’mund të ndodhë”, u shpreh Bulliqi.

Ai ka deklaruar se Kosova ka mjaft fakte që dëshmojnë se është bërë gabim demarkimi i kufirit, dhe po pret që qeveria e re të ndërmarrë hapa konkret në mënyrë që të nis korrigjimi. “Është një marrëveshje e cila e obligon rishikimin e kufirit”, deklaroi Bulliqi.

Sa u përket akuzave se Bulliqi me kauzën e tij për kufirin e ka lënë Kosovën të izoluar dhe pa liberalizim, ai tha se kjo është e pavërtetë. “Kufiri s’ka qenë kriter, kjo u dëshmua se Kosova nuk e mori liberalizimin e vizave edhe pas demarkimit. Liberalizimi s’ka ndodhur për shkak se nuk është luftuar korrupsioni”, ka deklaruar Bulliqi.

Sipas tij, Kosova do të ketë mjaft punë edhe në demakrimin e kufirit me Serbinë, që është vija më e gjatë kufitare. Sipas tij në këtë rast nuk do të duhet të ketë shumë komplikime, dhe tha se Kosova ka mjaftueshëm fakte se ku është vija kufitare./rtk

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka reaguar pas thirrjes së…