Bulliqi liron nga detyra drejtoreshën e Inspeksionit

08 maj 2023 | 17:04

Komuna e Podujevës ka bërë me dije se me kërkesë të drejtoreshës së Inspeksionit, Florentina Osmani, për t’u liruar nga detyra si udhëheqëse e këtij dikasteri për shkak të angazhimeve të tjera profesionale, ajo është liruar të hënën nga kjo detyrë.

Me këtë rast, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka falënderuar ish-drejtoreshën Osmani për punën dhe kontributin e saj për periudhën që ka udhëhequr me këtë dikaster.

Ndërsa ish-drejtoresha e ka falënderuar kryetarin Bulliqi për besimin, bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë e plotë që të ndihmojë komunën në aspektin profesional çdo herë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është deklaruar të hënën pas…