Bulliqi pret përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë

28 dhjetor 2020 | 17:12

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur të hënën një delegacion të Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, që kryesohej nga kryetari Mensur Hoti. Gjatë takimit është biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës, Mensur Hoti, ka kërkuar përkrahje për projekte të ndryshme, me theks të veçantë për mirëmbajtjen e varrezave nëpër lokalitete të ndryshme të komunës sonë.

Kryetari Bulliqi ka falënderuar përfaqësuesit e KBI-së për vizitën dhe ka premtuar thellim të bashkëpunimit dhe përkrahjen e komunës për këtë institucion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të hënë përmes platformës zoom është mbajtur diskutimi i…