Bulliqi takon kryetarin e Linzit

10 nëntor 2022 | 16:01

Sot gjatë ditës kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, drejtorët Fatlum Osmani, Fatmir Rudari dhe Vigan Salihu, janë pritur në takim nga kryetari i Komunës së Linzit, Jurgen Klaus.

Gjatë këtij takimi kryetari i Linzit, Luger i njoftoi delegacionin e Komunës së Podujevës se donacioni (kamioneta me pajisjet përcjellëse për mbledhje të mbeturinave) nga Komuna e Linzit do të dhurohet pas përfundimit të procedurave të dokumentacionit për Komunën e Podujevës.

Kryetari Bulliqi në emër të qytetarëve të Podujevës e ka falënderuar kryetarin Luger për donacionin e dhuruar nga Komuna e Linzit, si dhe tha se ky donacion është konkretizimi i iniciativës së parë dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe në shumë punë e iniciativa të tjera të përbashkëta.

Pas kësaj vizite të delegacionit nga Komuna e Podujevës javëve në vijim pritet që edhe delegacioni nga Komuna e Linzit të prirë nga kryetari Klaus Luger ta vizitojnë Podujevën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menjëherë pas lajmeve se disa prej zyrtarëve të qeverisë Kurti…