Bundesliga rikthehet me ndeshjen Bayern – Hoffenheim

24 gusht 2018 | 10:47

Sonte (e premte) nis sezoni i ri në Bundesligën gjermane dhe pyetja e madhe është: a ekziston ndonjë ekip i aftë ta rrëzojë Bayernin nga froni? Lajmi i keq është se askush nuk beson realisht, mjafton të dëgjosh drejtorin sportiv të Stuttgartit, Michael Reschke: “Bayerni do të jetë kampion këtë sezon dhe gjithashtu në sezonet e ardhshme. Vetëm Bayerni vendos nëse do të kemi rivalitet në krye. Për të parë një garë të vërtetë për titull, duhet futur patjetër sistemi ‘play-off’. Deri atëherë Bayern do ta dominojë dhe do t’ua marrë lojtarët më të mirë rivalëve”.

Në aspektin financiar “bavarezët” nuk kanë kundërshtar në Gjermani, çka i lejon të ketë mundësinë të blejë lojtarë cilësorë, t’i afrojë trajnerët më të mirë dhe të ketë një rrjet të shkëlqyer për zbulimin e talenteve. Në gjashtë titujt e fundit kampionë Bayerni ka grumbulluar mesatarisht 86 pikë për sezon, mesatare shumë e lartë krahasuar me gjashtë titujt e mëparshëm. Dortmundi, apo ndonjë klub tjetër, kanë mundur të kërcënojë apo rrëzojnë kampionët në fuqi nga froni, por në këtë moment për ta thyer Bayernin duhet një mesatare e frikshme pikësh, mbi 2.5 për ndeshje, gjë që në 55 vjet histori të Bundesligës e ka arritur vetëm Dortmundi i Jurgen Kloppit në vitin 2012, me 81 pikë, raporton “Telesport”.

Që Bayerni ta humbasë titullin duhet që rendimenti i skuadrës së trajnerit Niko Kovaq të pësojë rënie të theksuar dhe të bëjë shumë gabime, apo të ketë probleme të brendshme si në kohën kur iku Ancelotti. Por, përveç kësaj, do të duhej që klubet e tjera në Bundesligë të përmirësohen ndjeshëm. Me përjashtim të Dortmundit në sezonin 2015/16, asnjë ekip nuk e ka kaluar shifrën e 67 pikëve në pesë vjetët e fundit. Dortmund, Schalke, Leverkusen, Leipzig apo Hoffenheim duket se më shumë mendojnë për vendin e dytë për shkak të problemeve që kanë dhe paaftësisë për të shpenzuar shifra të mëdha në tregun e transferimeve.

Beteja pas Bayernit do të jetë mjaft interesante, sepse asnjë ekip nuk është dukshëm superior ndaj të tjerëve, ashtu si pritet e egër gara për mbijetesë, me Fortuna Dusseldorfin e Nurnbergun që janë kandidatë natyralë për rënie nga Bundesliga, duke qenë debutues, por edhe Hannoveri e Freiburgu pritet të vuajnë, duke parë buxhetin e vogël me të cilin punojnë.

Bundesliga

Të premten takohen:
20:30 Bayern M. – Hoffenheim

Të shtunën takohen:

15:30Fortuna Duesseldorf – Augsburg
15:30 Freiburg – Eintracht Frankfurt
15:30 Hertha Berlin – Nuernberg
15:30Werder Bremen – Hannover 96
15:30 Wolfsburg – Schalke 04
18:30 B.Moenchengladbach – Bayer Leverkusen

Të dielën takohen:

15:30 Mainz 05 – VfB Stuttgart
18:00 Borussia Dortmund – Leipzig

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, mori pjesë në përkujtimin për…