Burbuqe Hana emërohet ushtruese e detyrës së kryeshefit të Telekomit

07 qershor 2021 | 14:16

Pas dorëheqjes së ushtruesit të detyrës së kryeshefit të Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina, dhe ushtruesit të detyrës së zyrtarit kryesor financiar dhe thesarit, Agim Matoshi, Bordi i Drejtorëve ka emëruar menjëherë  ushtruesen e detyrës së kryesheti të Telekomit, Burbuqe Hanën, ndërkaq në pozitën ushtruesit të detyrës së zyrtarit kryesor financiar dhe thesarit është emëruar Feim Kelmendi.

Hana dhe Kelmendi kanë qenë të emëruar edhe nga bordi i kaluar si ushtrues detyre në këto pozita por pas ndërrimit të bordit të përkohshëm të dytë kishin dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre drejtuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas raportit të datës 7 qershor 2021, në klinikat COVID…