Burbuqe Hana zyrtarisht merr udhëheqjen e Telekomit

07 dhjetor 2022 | 16:29

Burbuqe Hana edhe zyrtarisht ka marrë udhëheqjen e Telekomit të Kosovës për një mandat trevjeçar.

Burime të “Kiks Kosovës” kanë thënë se Hana është vendosur në krye të Telekomit pas presioneve të mëdha ndaj bordit, kjo pasi që Komisioni Britanik, i cili ka marrë pjesë në rekrutimin për këtë pozitë ka propozuar për kryeshef të Telekomit, Kreshnik Domin.

Në fakt në rezultatet e prezantuara ky komision ka propozuar vetëm Domin për këtë pozitë.

Domi aktualisht mbanë pozitën e drejtorit të Shitjes në Telekomin e Kosovës.

I kontaktuar nga “Kiks Kosova”, kryesuesi i Bordit të Telekomit ka refuzuar që të konfirmoj ose jo lajmin për Hanën.

Lajmi është konfirmuar për “Kiks Kosova” nga anëtarja e bordit, Mimoza Vila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Olivier Giroud nuk ka ndër mend të ndalet si nga…