Burgu i Tetovës bëhet me pishinë

09 korrik 2022 | 00:44

Pas investimeve për rinovimin e burgut të Tetovës, dhe krijimin e një hapësire për lexim, nga sot, të burgosurit do të kenë mundësinë që gjatë verës të freskohen në pishinën e vendosur në ambientet e burgut.
kjo ndodh për herë të parë që një burg në Maqedoni të ketë pishinë.

Drejtori i burgut Qefali Havziu njoftoi nëpërmjet një postimi në facebook se vendosja e pishinës është një nga masat për përkujdesje ndaj të burgosurve, si për shëndetin e tyre po ashtu edhe për kushtet tjera brenda burgut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brendi botëror i lëngjeve Jaffa Champion uron të gjithë besimtarët…