Burri dënohet me vdekje, në një gjyq online në Singapor

21 maj 2020 | 11:08

Një gjykatës në Singapor ka dënuar me vdekje një burrë, përmes aplikacionit Zoom, për rolin e tij si trafikant droge. Ky është një nga vetëm dy rastet e njohura, ku një vendim i dënimit kapital, është dhënë nga distanca. Punithan Genasan, iu tha se do të varej, pasi kishte orgranizuar një transaksion të heroinës në vitin 2011.

“Për sigurinë e të gjithë personave të përfshirë në proçedurë, seanca dëgjimore u zhvillua me video-konferencë. Është çështja e parë penale në Singapor, ku dënimi me vdekje u komunikua në distancë”, u shpreh zëdhënësi i Gjykatës Supreme të Singaporit

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar përdorimin e video thirrjeve për vendimet me dënime kapitale, përfshirë një rast në Nigeri në fillim të këtij muaji, për të cilin mbikëqyrësi i drejtësisë penale tha se gjyqi ishte dënimi i parë me vdekje që u dha nga distanca.

Avokati i Genasan, Peter Fernando, deklaroi se ai nuk kundërshtoi faktin që aktgjykimi i së premtes të mbahej nëpërmjet Zoom-it. Ai tha se gjyqtari mund të dëgjohej qartë dhe u komunikua vetëm dënimi, pa paraqitur argumente të tjera ligjore. Megjithatë, ai shtoi se klienti i tij po shqyrton një apel kundër aktgjykimit.

Shumë seanca gjyqësore në Singapor janë shtyrë gjatë një periudhe izolimi që filloi në fillim të prillit dhe do të zgjasë deri në 1 qershor, ndërsa çështjet që konsiderohen thelbësore, janë mbajtur nga distanca.

Singapori ka një politikë tolerance zero përsa i përket drogave të paligjshme dhe ka dënuar më varje qindra njerëz, përfshirë dhjetëra të huaj për vepra narkotike gjatë dekadave të kaluara, thonë grupet e të drejtave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjet e Qeverisë së Kosovës janë aprovuar gjithsej 17…