Bursa për të gjithë studentët me nevoja të veçanta

22 nëntor 2018 | 12:03

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka bërë me dije se do të ketë bursa për të gjithë studentët me nevoja të veçanta.

Ai ka treguar se këta studentë mund të aplikojnë për bursë nga të gjitha fushat e studimit që organizohen në universitetet publike në Kosovë.

“Të dashur studentë lidhur me konkursin e publikuar më 19 nëntor 2018 për ndarjen e bursave për studentët e universiteteve publike për vitin akademik 2018-2019, po jap këtë sqarim: Si ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në lidhje me bursat në fjalë, kam marrë vendim që, fushat e studimit të përcaktuara në konkurs të mos vlejnë për studentët me nevoja të veçanta. Pra, këta studentë mund të aplikojnë për bursë nga të gjitha fushat e studimit që organizohen në universitetet publike në Kosovë. Gjithashtu, bazuar në Udhëzimin Administrativ, nr. 14/2017, të datës 06.12.2017, të kushtet dhe kriteret e përcaktuar me konkurs, pika 1.2 deri 1.5 nuk vlejnë për studentët me nevoja të veçanta”, ka shkruar Bytyqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sondazh i pavarur ka konstatuar se vlerësimi zgjedhor për…