Bushati e quan inkurajuese letrën e Gjermanisë dhe Francës për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

23 maj 2020 | 16:20

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, e vlerëson pozitive letrën e kryediplomatëve Heiko Maas dhe Jean-Yves Le Drian për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Bushati përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se bashkpunimi transatlantik është thelbësor për të arritur një zgjedhje përfundimtare.

“Sinjale inkurajuese nga Heiko Maas dhe Jean Yves Le Drian në lidhje me rolin e BE-së në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Bashkëpunimi transatlantik është thelbësor për të arritur një zgjidhje përfundimtare, për të parandaluar liderët që shfrytëzojnë ndarjet transatlantike dhe imponimin e zgjidhje etnocentrike”, ka shkruar Bushati.

(A. M / Epoka e re).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria në detyrë e ka mirëpritur letrën e përbashkët të…