Bushati: Për Luginën duhet bërë më shumë

20 shtator 2018 | 23:33

Ministri për Punë të Jashtme dhe Evropë i Shqipërisë, Ditmir Bushati ritheksoi nevojën për ndihmë ndaj qytetarëve të Luginës së Preshevës nga dy shtetet shqiptare.

Ai në debatin lidhur me idetë dhe nismën për bashkimin e komunave të kësaj lugine me Kosovën, foli vetëm lidhur me atë që konsideron se duhet bërë më shumë për qytetarët duke qenë momentalisht pakicë në Serbi.

“E para unë e vlerësoj, e kam thënë edhe në një intervistë për media në Tiranë që e vlerësoj qëndrimin e lidershipit të Kosovës për të përfshirë çështjen e Luginës në dialog dhe për të përfshirë mbi të gjitha liritë dhe të drejtat themelore që duhet të gëzojnë. … Se a duhet të bëjmë shumë më tepër për politikat për ta nxjerrë Luginën nga varfëria dhe nga një tendencë për ta asimiluar këtu jam qind për qind dakord me ju që ka shumë më tepër nevojë”, ka deklaruar Bushati në emisionin ”Jeta në Kosovë”.

Ai shtoi se edhe Shqipëria nuk është për tu lavdëruar lidhur me angazhimin për përmirësimin e jetës së shqiptarëve atje.

“Abetaren, qytetarët e Preshevës e kanë edhe kjo nuk mjafton sepse ende sot e kësaj dite ne dhe Serbia për shembull nuk kemi arritur dot që të kemi një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të diplomave që do të thotë, një i ri nga Presheva që mbaron universitetin në Tiranë dhe diplomohet dhe bëhet mjek nuk e ushtron dot profesionin atje sepse nuk i njihet kjo diploma”, ka theksuar Bushati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vrapuesit e këtij viti në Maratonën e Londrës kanë mbledhur…