Busquets pas një viti largohet nga Barcelona

06 korrik 2022 | 17:12

Sergio Busquets ka vendosur të largohet nga Barcelona në fund të edicionit 2022/23, raporton “Mundo Deportivo”.

Mesfushori spanjoll ka kontratë me klubin katalunas deri në qershor të vitit 2023 dhe do ta përfundojë aventurën e tij në “Camp Nou”. Sipas mediumit spanjoll, Busquets do t’u bashkohet lojtarëve të tjerë veteranë që do ta përfundojnë karrierën në Amerikë.

Lojtari tashmë ka pranuar oferta nga disa skuadra prej MLS, por që dëshiron ta respektojë kontratën me Barcelonën.

Spanjolli e ka njoftuar gjigantin e La Ligës me vendimin e tij, edhe pse nuk do të përfitonte një rinovim kontrate. Busquets thuhet se do t’i bashkohet skuadrës së Inter Miamit, mirëpo nuk ka ende bisedime konkrete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot në takim…