Busquets për uljen e pagave: Do të doja që Barcelona të më tregonte gjërat drejtpërdrejt dhe jo shtypi

08 qershor 2022 | 22:02

Sergio Busquets ka shprehur zhgënjimin e tij për faktin që Barcelona nuk ka folur me të drejtpërdrejt për reduktimet e shumë të spekuluara të pagave që po vijnë për anëtarët e skuadrës.

Aktualisht larg Spanjës në detyrë ndërkombëtare, kapiteni i Barcelonës ishte i zhgënjyer kur mësoi për mundësinë e shkurtimeve të pagave nga shtypi.

“Kam dëgjuar shumë gjëra duke u thënë dhe kur të kthehem nga pushimet nuk e di se çfarë do të më thonë”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Do të doja që të më tregonin dhe të mos mësojnë nga diku tjetër, por unë jam gjithmonë i gatshëm të ndihmoj. Ata nuk na kanë propozuar asgjë, nuk na kanë thënë asgjë përtej asaj që dëgjojmë nga ju. Nuk është vendimi më i mirë ta bësh atë përmes shtypit, është gjithmonë më mirë të jesh i drejtpërdrejtë dhe ballë për ballë”, deklaroi Busquets.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadio Mane është kthyer në objektiv kryesorë të Bayern Munich…