Busti i Madeleine Albrightit së shpejti do të vendoset në qytetin e Skenderajt

10 korrik 2023 | 12:01

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se busti i ish-sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, së shpejti do të vendoset në njërën nga pjesët më të frekuentuara të qytetit të kësaj komune.

Nura është shprehur se nderimi i figurës së Albrightit është obligim për të shprehur mirënjohjen e pakufishme ndaj kontributit të saj për lirinë e Kosovës.

“Detajet e fundit të një pune mjeshtërore dhe madhështore, po aq sa është vet figura e Madeleine Albright, busti i së cilës po merr formën duke i ngjarë milimetrisht pamjes së paharruar të saj, si një obligim i ynë për të shprehur mirënjohjen e pakufishme ndaj kontributit për lirinë e Kosovës, përpara se mjeshtri Sabri Behramaj të përfundojë punë dhe vepra e tij të vendoset në një nga pjesët më të frekuentuara të qytetit tonë”, ka thënë Nura.

May be an image of monument

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që prej të shtunës pasdite janë liruar masat për mallrat…