Bylbyl Sokoli falënderon të gjithë në KF Llapi, por jo drejtorin Batatina

12 tetor 2018 | 15:26

Trajneri Bylbyl Sokoli nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka falënderuar të gjithë ata që ka punuar në skuadrën e Llapit, por jo edhe drejtorin sportiv, Tahir Batatina.

Duket se problemet e krijuara në skuadrën nga Podujeva dhe largimi i kryetarit Nexhat Dumnica dhe disa prej aksionarëve të klubit erdhi pikërisht pas shkarkimit të “Profës’ nga detyra e trajnerit.

“Një falënderim, për ‘Legjendat’ e KF Llapi, për simpatizantët, qytetarët dhe gjithë ata që e përkrahin Llapin, ngado që vijnë brenda e jashtë Kosovës. Një falënderim për bordin (kryesinë) e KF Llapi në krye me Nexhat Dumnicën. Falënderim për shtabin teknik, ndihmës-trajnerët, doktorin, fizioterapeutet si dhe sekretarin e klubit. Falënderim futbollistëve të KF Llapi për angazhimin e tyre. Falënderim për një bashkëpunim të derisotëm, duke i dëshiruar suksese të gjithëmbarshme e suksese të reja Llapit. Largohem me ndjenjat, që edhe këtë moment të jap një kontribut, sikur edhe atëherë kur erdha në Llap”, ka shkruar Sokoli.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të gjithë ju që keni parë porno në telefonin…