Bytyçi: VV-ja ka kërcënuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Policinë e çdo institucion tjetër të pavarur

23 maj 2020 | 18:58

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje!, për sulmet e fundit që ka nisur ndaj gazetarëve dhe medieve.

Bytyçi ka shkruar në profilin e vet në “Facebook”, se  Lëvizja Vetëvendosje!,  është parti ekstreme e cila fillimisht ka sulmuar e djegur institucionet, pastaj i linçoi institucionet e zyrtarët e tani në emër të së vërtetës sulmon çdo zë kritik.

Postimi i plotë i Avni Bytyçit:

Lëvizja Vetëvendosje i ka sulmuar institucionet e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu Kuvendin. Ishin sulme në kuptimin e plotë të fjalës.

Kjo parti, ka kërcënuar anëtarët Gjykatës Kushtetuese, Policinë e çdo institucion tjetër të pavarur dhe efikas të shtetit.

E disa po çuditen pse ju erdhi rendi kërcënimit të mediave. Të tilla janë partitë politike ekstreme. Një herë e sulmojnë sistemin në emër të çkapjes, pastaj instucionet në emër të demokracisë e në fund çfarëdo zëri kritik në emër të së vërtetës. Deri në atë moment kur e arrin shumicën, 51%. Atëherë më nuk do të ketë institucione të pavarura, as demokraci e aq më pak liri për të kritikuar!. (A. M/ Epoka e re).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët në Bosnjë e Hercegovinë njoftuan sot se do të…