Bytyqi me rektorët e universiteteve dhe kolegjeve diskutuan rreth qasjes në ‘Erasmus+’

19 prill 2019 | 12:46

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka takuar rektorët e universiteteve publike dhe kolegjeve private, me të cilët ka diskutuar rreth qasjes në programin “Erasmus +”, në mënyrë që institucionet tona të arsimit të lartë të mund të përfitojnë sa më shumë nga ky program.

Ministri Bytyqi, ka theksuar se programi “Erasmus +” është shumë i rëndësishëm sa i përket mobilitetit të studentëve, profesorëve dhe ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, ndërsa shtoi se, qëllimi i takimit është koordinimi i veprimeve, në mënyrë që të sjellim sa më shumë fonde në Kosovë.

“MAShT është e gatshme që, në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë, të hartojë politika që do të ndikonin direkt në ngritjet e kapaciteteve profesionale të stafit akademik brenda institucioneve tona”, ka thënë ministri Bytyqi.

Në fund të takimit, ministri Bytyqi dhe përfaqësuesit e universiteteve janë dakorduar që të formohet një grup punues me pjesëmarrjen e të gjitha institucioneve të arsimit të lartë, i cili do të merret me trajtimin e problemeve në implementimin e projekteve aktuale, si dhe me hartimin e një plani të veprimit, në mënyrë që të përfitojmë sa më shumë fonde nga programi “Erasmus+”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria që…